Site icon Telegrafi

Kampioni i botës ishte afër të shpallte pensionimin, por pas tri ditëve merr ofertë nga klubi i Serie A

Alejandro Papu Gomez, 35-vjeçar, mbeti pa klub pasi ndërpreu kontratën me Sevillënn më 1 shtator. Së fundmi ai ka treguar se ishte duke menduar pensionimin, por më pas mori një telefonatë nga Serie A.

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm kur bëhet fjalë për transferimet, raporton se Monza pranoi të sillte sulmuesin argjentinas pasi Gianluca Caprari u dëmtua.

Tashmë është caktuar një takim për një ekzaminim mjekësor. Pas gjashtë xhirove, Monza ka gjashtë pikë dhe është në vendin e 15-të në Serie A.

Lexo po ashtu Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

“Po pres rastin e duhur, nëse nuk vjen, do t’i them lamtumirë futbollit. Kam investuar gjithçka në futboll dhe nuk dua ta mbyll të gjithë këtë me një shije të hidhur”, ka thënë Gomez, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën nëntë muaj më parë.

Gomez mbërriti në Catania në vitin 2010, dhe tre vjet më vonë ai shkoi në klubin ukrainas, Metalist.

Nëntë vite më parë, ai u kthye në Itali dhe nënshkroi për Atalantën, ku luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij. Ai i kaloi dy vjet e gjysmë në Sevilla. /Telegrafi/

Exit mobile version