Julian Draxler është nxitur të largohet gjatë verës nga Mesfushori i Paris Saint-Germain.
Fituesi i Kupës së Botës, Andy Brehme thotë se gjermani duhet të lë kampionatin francez për të gjetur një ekipit të ri, ku do të luajë rregullisht.
Brehme tha për Le Parisien, se lojtari nuk duhet ta vazhdojë kontratën për shkak të konkurrencës së pabesueshme dhe nëse është akoma ambicioz, mirë është të largohet.
“Ai duhet të përpiqet të rikthej formën sërish në ndonjë klub tjetër të Anglisë apo Italisë, si Interi apo Roma për shembull. Gjithsesi, nuk e shoh atë të kthehet në Gjermani”, përfundoi gjermani.
Ndryshe, Draxler ka qenë i lidhur me Chelsean në shkëmbim për Williamin përpara sezonit të verës. /Telegrafi/