Telegrafi

Kampioni blindon pothuajse të gjithë skuadrën

Përrmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Feronikelit në Facebook, drejtuesit e klubit kampion kanë bërë të ditur se kanë renovuar kontratat me shtabin teknik dhe 90 për qind të lojtarëve.

Ata kanë bërë publike edhe listën me lojtarët e renovuar, ku nuk mungojnë lojtarët kryesorë si Zhdrella, Maliqi, Gërbeshi etj.

Fidan Gërbeshi, Behar Maliqi, Lulzim Doshlaku, Mentor Zhdrella, Bujar Shabani, Burim Qorri, Mendurim Hoti, Flamur Neziri, Përparim Livoreka, Mark Milicaj, Mevlan Zeka, Ardian Limani, Astrit Thaçi, Haxhi Shala, janë lojtarët me të cilët rinovuar.

Feronikeli po ashtu njofton se shumë shpejt do të bëhen të ditur emrat e rinj me të cilët kanë arritur marrëveshje.

Prezantimi i skuadrës për edicionin 2016/2017 bëhet të hënën në ora 14:00.