Telegrafi

Kampioni befasohet në mungesë të Kingut, Golden State me fitore të lehtë (Video)

Cleveland Cavaliers ka pësuar humbje shokuese në shtëpi nga Chicago Bulls me rezultat 99-117 në mungesë të LeBron James i cili pushoi, kurse Golden State Warriors realizoi fitore të lehtë me rezultat 112-95 në shtëpi ndaj Broolyn Nets.

Ndeshja ishte e barabartë mes dyja skuadrave deri në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, aty ku Chicago e shtroi dominimin total në parket, dhe ku krijoi epërsinë prej më shumë se 10 pikësh.

Cavs kështu nuk u kthye më kurrë në takim, kurse më i miri ishte pa dyshim Kyrie Irving me 34 pikë, 7 asistime dhe 10 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=ylLWqAEruVI

Te Chicago më i miri ishte Dwyane Wade me 20 pikë 10 asistime dhe 9 kërcime, kurse Jimmy Butler realizoi triple double prej 18 pikësh, 10 asistimesh dhe 10 kërcimesh.

Rondo shtoi 15 për Chicagon, kurse Korver ishte i dyti më i miri te Cavs me 14 pikë, prej të cilave 4 treshe nga 7 tentime, shkruan Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=ZH6hhQ6ZQ9A

Për Golden Staten shkëlqeu Stephen Curry me 27 pikë e 5 asistime dhe Klay Thompson me 24 pikë e 4 asistime.

Në këtë takim pushoi Kevin Durant.

Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers vazhdojnë t’i prijnë konferencave të tyre respektive. /Telegrafi/