Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 po vazhdon përgatitjet për garat evropiane në Slloveni.
Kësisoj ‘Minatorët’ kanë zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore në tokën sllovene.
Përballë 89-shit ishte skuadra elitare e Sllovenisë, Olimpija.
Ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1-1.
Ishte sulmuesi nigerian, Oto John që shënoi golin e vetëm për 89-shin në pjesën e parë.
Ndërkohë në 45 minutat e fundit të ndeshjes vendasit barazuan në 1-1 në minutën e 75-të. /Telegrafi/