Site icon Telegrafi

Kampioni barazon në miqësoren ndërkombëtare

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 ka filluar ndeshjet miqësore në fazën përgatitore.

Mitrovicasit aktualisht ndodhen në Slloveni për përgatitje para ndeshjeve për Ligën e Kampionëve.

89-shi në ndeshjen e parë miqësore është përballur me skuadrën sllovake, Ruzomberok.

Ndeshja përfundoi pa fitues me barazim 1-1.

Golin e vetëm për ‘Minatorët’ e shënoi super sulmuesi nigerian Oto John.

Trepça ’89 do të luaj edhe dy ndeshje tjera miqësore në Slloveni para se të rikthehet në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version