Site icon Telegrafi

Kampioni barazon gjithçka ndaj Bostonit, Nuggets arrijnë fitoren e parë përballë Clippers

Toronto Raptors. (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)

Kampioni në fuqi i NBA-së, Toronto Raptors ka marrë edhe fitoren e dytë ndaj Boston Celtics.

Skuadra nga Kanada kishte pësuar dy humbje në dy takimet e para, por kanë triumfuar në ndeshjen e tretë dhe të katërt për ta barazuar serinë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjës në 2-2.

Të udhëhequr nga Pascal Siakam, Toronto ka marrë fitore me shtatë pikë diferencë 93:100.

Basketbollisti kamerunas Siakam shkëlqeu në këtë takim me 23 pikë, 11 kërcime e dy asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe fundori Kyle Lowry me 22 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime si dhe qendra Ibaka që shtoi 18 pikë të tjera.

Jayson Tatum me 24 pikë e 10 kërcime ishte më i miri tek Celtics, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Edhe gjysmëfinalja e Konferencës së Perëndimit mes LA Clippers dhe Denver Nuggets është barazuar në 1-1.

Denver Nuggets kanë triumfuar në takimin e dytë me nëntë pikë diferencë 110:101.

Jamal Murray ishte më meritori për këtë fitore të Nuggets pasi e mbylli takimin me 27 pikë, tre kërcime e gjashtë asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Toronto Raptors 93:100 (2-2)

https://www.youtube.com/watch?v=i90nDx-85lY&ab_channel=MLGHighlights

LA Clippers – Denver Nuggets 101:110 (1-1)

https://www.youtube.com/watch?v=f7Cc3JaHf0c&ab_channel=MLGHighlights

Exit mobile version