Periudha e izolimit ka bërë që njerëzit nga e mbarë bota të kalojnë kohë më shumë se kurrë pranë më të dashurve të tyre.
Njëlloj është duke bërë edhe kampioni i njohur, Azem Maksutaj.
Krahas angazhimeve të shumta që ka, edhe pse në kohë karantine, kampioni botëror gjithmonë ndanë kohë edhe për fëmijët e tij.
Këtë e bën duke iu qëndruar afër për t’i ndihmuar edhe në detyrat e tyre shkollore.
Në një fotografi të siguruar shihet se si Maksutaj qëndron afër djalit të tij për të mësuar dhe ndihmuar atë në kryerjen e detyrave, ndërkohë që në imazhet tjera e shohim kampionin i cili gjithmonë pranë vetes ka fëmijët e tij si në shtëpi, në shëtitje por edhe nëpër pushime.
Me këtë, kampioni dëshmoi se është një person familjar mjaft i përkushtuar ndaj më të dashurve të tij.