Klubi futbollistik Prishtina pritet të ketë një ndeshje të vështirë përballë Vëllaznimit, edhe pse skuadra gjakovare nuk po e gjen formën e duhur këtë stinor.
Kampionët së fundi nuk kanë pasur një periudhë për t’u lakmuar dhe kanë bërë ndryshime në staf – ata javën e kaluar kanë angazhuar strategun e mirënjohur të futbollit kosovar Afrim Tovërlanin.
Prishtina të mërkurën u mposht nga Trepça në Mitrovicë me rezultat 2-1, duke humbur kështu kryesimin në tabelë, ndërsa Vëllaznimi pësoi humbje minimale ndaj Kosoves (V), dhe tani renditet në pozitën e 8-të në tabelë me 10 pikë më pak se Prishtina.
Një gjë është e sigurt, që të dyja palët do të luftojnë me të gjitha forcat për fitore. Të mos harrohen edhe tifozët e Vëllaznimit që anë paralajmëruar se do të jenë në numër të madh dhe kanë postuar në faqen e tyre në Facebook parulla si “Welcome to Hell “.
Orari i ndeshjeve të tjera të javës së 13-të në Raiffeisen Superligë është ky:
E PREMTE, 02.11.2012 nga ora 14.00
Gjakovë: Liria-Kosova (V),
Gramoz Shala, S.Berisha,G.Mehmeti, M.Baliu.
E SHTUNË, 03.11.2012. nga ora 13.00
Besa-Trepça, Artan Tahiri, Z.Berisha, B.Rama, B.Selimaj,
Drenica-Feronikeli, Perparim Hasani, B.Morina, A.Ramadani, F.Berisha,
E DIEL, 04.11.2012 nga ora 13.00
Vëllaznimi-Prishtina, Fatmir Tahiri, K.Bajrami, M.Aliu, J.Musolli,
E DIEL, 04.11.2012 nga ora 14.00
Trepça 89-Hysi, Kreshnik Vula, F.Jakupi, S.Haziri, D.Preniqi,
Drita-Hajvalia, Selim Isufi, N.Ibrahimi, B.Këpuska, N.Rraci.
/Telegrafi/