Site icon Telegrafi

Kampionët po rikthehen (Video)

“Ne nuk po shkojmë në shtëpi! Nuk po shkojmë në shtëpi” ka bërtitë pas ndeshjes Stephen Curry, kur Golden State Warriors fitoi Oklahoma City Thunder për të ulë epërsinë në 2-3 të serisë finale të Konferencës Perëndimore.

MVP i stinorit shënoi 31 pikë në ndeshje, ndërsa çonte krahët kah publiku për t’i ndezur ata edhe më, në ndeshjen që do të mund të ishte e fundit për këtë stinor për ekipin kampion.

Curry përveç 31 pikëve, shtoi edhe 7 kërcime, 6 asistime, 5 topa të vjedhura e 5 të humbura.Klay Thompson realizoi 27, ndërsa kërceu 5 herë, për të qenë më efikasi pas Curryt.

Sa i përket dyshes Kevin Durant dhe Russell Westbrook – ata kanë qenë në nivel të detyrës përsëri, por nuk eci loja për fitore, pasi që ekipi nuk arrinte assesi të merrte epërsinë në ndeshje. Durant shënoi 40 pikë, 7 kërcime ndërsa Russ 31 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, 5 topa të vjedhura dhe 7 të humbura në këtë takim.

Përballja e radhës zhvillohet në Oklahoma, ndërsa rezultati aktual i serisë është 3-2. Ekipi që arrin së pari 4 fitore, shkon në finale të madhe të NBA-së.

Exit mobile version