Koordinatori i prishtinasve Florian Miftari, bëri të ditur se një pjesë të përgatitjeve për sezonin e ri pritet t’i zhvillojnë edhe në Turqi, ku pritet që të ftohen nga disa skuadra turke në disa turne të cilat do të organizohen. Miftari bëri të ditur se nga fillimi i muajit tetor do të udhëtojnë drejt Bursas, ku do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore.
“Ne kemi filluar përgatitjet për stinorin e ri. Jemi duke pritur që të vazhdojmë të punojmë dhe më pas të shkojmë në Bursa, për të zhvilluar disa ndeshje miqësore në një turne i cili do të zhvillohet”, u shpreh fillimisht Miftari. Ndryshe koordinatori i klubit njoftoj se mund të zhvillojnë edhe një ndeshe miqësore edhe me skuadrën e ish-trajnerit të Prishtinës, Ahmet Kandemir, Besiktas. /Tribuna/Telegrafi/