Telegrafi

Kampionët humbin në Strumicë, Shkëndija rikthehet te fitorja

Superliga e Maqedonisë së Veriut mesditën e sotme ka sjell katër ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të.

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum janë mundur nga Brera Strumica në udhëtim me rezultat 2-1.

Skuadra e Shpëtim Duros u mposhtën me golat e Ribaudos dhe Jankulovit, ndërsa për Strugën golin e vetëm e shënoi Neziri.

Shkëndija ka gjetur rrugën e fitores, pasi në Tetovë mundi Tikveshin me golin e vetëm të Bruno Ditës të realizuar në minutën e 15-të.

Triumfe kanë marrë edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Gostivari dhe Voska Sporti. Këta të fundit në kryeqytet mundi Vardarin me shifra 2:1, përderisa Gostivarit falë golit të Antimwen të shënuar në minutën e 13-të.

Superliga e Maqedonisë vazhdon nesër edhe me dy ndeshje tjera si Sileksi – Shkupi dhe Rabotniçki – Makedonija Gjorçe Petrov, të cilat në program janë nga ora 13:00. /Telegrafi/