Toronto Raptors dhjetë ditë më parë fitoi titullin e parë të kampionit të NBA-së.
Dhe me këtë rast, sipas traditës, klubi kampion do të mirëpritet nga presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, që nga koha kur i pari i SHBA-ve u bë Donald Trump, asnjë kampion i ligës amerikane të basketbollit nuk ka shkuar te presidentit, ashtu si shumica e kampionëve të sporteve të tjera.
Raptors to the White House?
"To put it politely, I think it's a hard no." – @DGreen_14 pic.twitter.com/do6vyQa7O7
— Yahoo Sports Canada (@YahooCASports) June 22, 2019
“Unë nuk mendoj se ne do të pranojmë thirrjen edhe nëse na fton”, tha basketbollisti i klubit kanadez, Danny Green.
“Unë përpiqem të respektoj të gjithë, por ai e bën shumë të vështirë, ta respektojmë se çfarë funksionon kryen dhe si e kryen. Pra, që të jem i sinqertë, përgjigja do të jetë negative”, tha Green.
Ndryshe, kryetari i kryeqytetit kandaz, Ottawas, Jim Watson i ka ftuar lojtarët gjersa një gjë të tillë pritet ta bënë edhe kryeministri i këtij vendi, Justin Trudeau. /Telegrafi/