Site icon Telegrafi

Kampionët demolojnë Istogun, Hajvalia “shtang” Vëllaznimin

Skuadra e Ismet Munishit e ka demoluar Istogun duke e mposhtur bindshëm prej 5-0, të dielën në “Ferki Aliu”.

Vushtrriasit gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë ekip dominuese kundër mysafirëve dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota në këtë sfidë.

Fitores bindëse ka arritur edhe Ferizaj që në shtëpi të vet mundi Drenicën me rezultat 3-1.

Ndërkohë, fitores i është gëzuar edhe Hajvalia, e cila në udhëtim “shtangu” Vëllaznimin duke e mundur me rezultat 0-1. Në një ndeshje të nivelit mesatare, por me iniciativën e vendësve, megjithatë, mysafirët u rikthyen me gjah të plotë me golin e Zenelit në minutën e 49-të.

Pikët e Plota në këtë xhiro i ka arkëtuar edhe Trepça që në “Adem Jashari” mundi Dritën me rezultat 2-1. Binaki (56) dhe Hajdari (70) shënuan nga një gol për fitoren e “xehetarëve”, kurse Kelmendi (74).

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e Tretë

Rezultatet sot

Vëllaznimi – Hajvalia 0-1

Llamkos Kosova – Istogu 5-0

Trepҫa – Drita 2-1

Ferizaj – Drenica 3-1

Rezultatet dje

Prishtina-Trepça ’89 0-0

Ferronikeli-Besa 2-1

Tabela: Prishtina 7, Hajvalia 7, Ferronikeli 6, Trepça 6, Trepça ’89 5, Llamkos Kosova 4, Vëllaznimi 4, Drita 4, Drenica 3, Ferizaj 3, Besa 1, Istogu 0. /KosovaPress/ 

 

Exit mobile version