Ujë Rugove dhe kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani, janë bërë bashkë për të vazhduar rrugën e sukseseve së bashku.
Palët sot kanë nënshkruar marrëveshje sponsorizuese, ku të pranishëm në nënshkrimin e kontratës ishin Drejtori për Marketing në Korporatën Rugove, Dëfrim Puka dhe drejtori për Media dhe Marketing i FC Ballkanit, Kushtrim Reshitaj.
Të dyja palët e kanë konfirmuar lidhjen e bashkëpunimit përmes rrjeteve sociale.
“Ujë Rugove i bashkohet kampionit të Kosovës, si mbështetës sponsorizues në rrugëtimin kampional. Me këtë rast, Ujë Rugove do të jetë uji zyrtarë i kampionëve tanë”.
“Marrëveshja e përbashkët është nënshkruar në ambientet e FC Ballkanit në Suharekë, nga përfaqësuesit zyrtarë të të dyja palëve”.
“Klubi i dëshiron mirëseardhje Korporatës Rugove, duke uruar për suksese të përbashkëta”, ka shkruar kampioni i Kosovës në rrjetet sociale.
Ballkani është kampion i Kosovës në futboll në dy vitet e fundit, ndërsa për të dytin vit rresht luajnë edhe në garat ndërkombëtare.
Ujë Rugova njihet si përkrahëse e madhe e aktiviteteve sportive, ku sponsorizon ngjarje dhe klubit gjatë gjithë vitit. /Telegrafi/