Site icon Telegrafi

Kampionati, skuadra dhe lojtari që shkaktojnë më shumë ndërhyrje të palejuara

Kampionati italian i futbollit është në krye, mes pesë kampionateve të tjera kryesore të Evropës, kur bëhet fjalë për ndërhyrje të palejuara.

Seria A kryeson këtë renditje të veçantë me 3801 ndërhyrje të palejueshme, të realizuar në këtë sezon, më pas vjen La Liga me 3636, që ndiqet nga Ligue 1 me 3582 dhe Bundesliga me 3145.

Në fund është Liga Premier me 3012 ndërhyrje të palejuara.

Ndërkohë, skuadra me numrin më të madh të faulleve të shkaktuar është Chievo me 237 ndërhyrje, pas tyre vjen skuadra e Leganes me 234.

Por për sa i takon ekipeve që kanë lojtarët më pak të disiplinuar, kjo kategori kryesohet nga skuadra e Atletico Madrid, me lojtarët e Simeones që kanë marrë 30 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq nga 164 faulle të shkaktuar.

Grafika e fauleve për kampionat

Pas tyre vijnë lojtarët e Watford, që rastësisht kanë një trajner italian. Në fakt, lojtarët e Ëalter Mazzarrit kanë koleksionuar 35 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, me 193 faulle të shkaktuar, shkruan telesport.

Ndërsa lojtari më i padisiplinuar është Fernando Amorebieta i Sporting Gijon, me 8 kartonë të verdhë të marrë në 11 ndeshje të luajtura, por Sandro Wagner, i Hoffenheim, është lojtari që ka shkaktuar më shumë faulle, duke shpëtuar pa “u lagur”: 38 faulle, 2 të verdhë dhe 0 të kuq.

Exit mobile version