Për të marrë pjesë në këtë kampionat nuk kërkon ndonjë përgatitje fizike të veçantë. Mjafton të kesh vullnet për të duruar dhe dhënë shpulla sa më gjatë.
Gara përfundon atëherë kur njëri prej rivalëve vendos të tërhiqet, i lodhur nga shpullat e marra, por ndodh që të mbyllet edhe pa vullnetin e tyre, si në këtë rast, kur në finale, njëri prej konkurrentëve u plas pa ndjenja në tokë pas shpullës së kundërshtarit.