Për dy ditë radhazi me 27 dhe 28 prill u zhvillua Kampionati individual i Kosovës në boks për Senior, Youth U18 dhe Junior U16, ku morën pjesë 22 klube.
U zhvilluan duele me boks të mirë dhe cilësor e sidomos në finale ku të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët në ring.
Sidmos meçet finale kanë qenë shumë të forta, ku tifozët shikuan përballje të jashtëzakonshme.
Në kategorinë super të rëndë në mes dy reprezentuesve Donat Syla dhe Shpejtim Shabani, dyshja nuk kursyen asgjë nga vetja duke shkëmbyer goditje gjatë tre raundeve që ngriti publikun në këmbë, dhe në fund fitues i duelit doli boksieri gjilanas, Donat Syla që njëherit u shpall edhe boksieri më i mirë senior i kampionatit.
Më i mirë te Youth U18 u shpall Zenel Hasani që fitoi meçin final ndaj pas tre nokdaunëve ndaj Enes Deskut në raundin e dytë, duke konfirmuar se është një nga talentët më të mëdhenj në boks.
Sa i përket Junior U16 më i miri doli Ensar Badalli.
Bokseri më i mirë Senior : Donat Syla
Bokseri më i mirë Youth: Zenel Hasani
Bokseri më i mirë Junior: Ensar Badalli
/Telegrafi/