Telegrafi

Kampionati holandez Eredivisie shtyhet për një javë që Ajaxi të jetë i qetë për ndeshjen ndaj Tottehamit

Eredivisie ka shtyrë një xhiro të tërë të ndeshjeve për ta ndihmuar Ajaxin që po përgatitet për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Ajax do të luante ndaj De Graafschap të dielën, me 28 prill, përpara se të udhëtojë për në Londër për t’u përballur me Spurs.

Megjithatë, shefat e futbollit holandez e kanë anuluar një xhiro të tërë të ndeshjeve në përpjekje për të ndihmuar Ajaxin në garën më elitare të Evropës.

Për të ruajtur integritetin në ligë, Eredivisie ka shtyrë të gjitha ndeshjet, pasi Ajax dhe PSV po luftojnë për titull dhe janë me pikë të barabarta.

Sezoni në futbollit holandez do të zgjatet dhe ndeshjet e shtyra do të luhen me 15 maj.

“Ne i kemi shikuar të gjitha mënyrat për të lëvizur ndeshjet e Ajaxit që ka përparuar deri në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve”.

“Ne i kemi paraqitur planet tona për të gjithë klubet. Nuk është ideale për të gjithë, e vlerësoj këtë, por kjo nuk e ndihmon vetëm Ajaxin”.

“Është duke u bërë për ta ndihmuar futbollin holandez në tërësi, sepse do të thotë shumë për ne që të jemi të suksesshëm në Evropë”, thuhet në njoftimin e federatës holandeze.

Ajax ka larguar nga gara Real Madridin dhe dhe Juventusin.

Tani ata do të përballen me Tottenhamin për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/