Site icon Telegrafi

Kampionati Botëror do të luhet pas tre vitesh – por deri tani 10 kombëtare e kanë humbur tashmë shansin për t’u kualifikuar

Kampionati Evropian 2024 nuk është ende afër, madje nuk i dimë ende të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare, por në anën tjetër dihen tashmë emrat e ekipeve kombëtare që nuk do t’i shohim në Kupën e Botës në vitin 2026.

Kjo garë do të mbahet në vitin 2026 dhe zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Do të jetë një turne historik sepse për herë të parë në Kampionatin Botëror do të jenë 48 kombëtare. Deri më tani kanë marrë pjesë maksimumi 32 kombëtare. Tashmë kualifikimet kanë nisur në disa kontinente.

Bëhet fjalë për Amerikën e Jugut dhe Azinë. Aty tashmë disa kombëtare i kanë dhënë lamtumirën garës.

Kombëtarja e parë që mbeti pa shanse për t’u kualifikuar ishte ajo e Guamit, e cila u mund nga Singapori.

Lexo po ashtu Kanë mbetur më pak se një mijë ditë nga starti i Kampionatit Botëror 2026 - eliminohet kombëtarja e parë

Pas Guamit, të njëjtin fat patën edhe nëntë kombëtare të tjera.

Këto janë Mongolia, Kamboxhia, Sri Lanka, Timori Lindor, Macau, Maldivet, Butani, Laosi dhe Brunei. /Telegrafi/

Exit mobile version