Site icon Telegrafi

Kampionati botërorë për krijimin e rrathëve në grurë? (Video)

Sipas teorive të atyre që besojnë se këto vizatime të komplikuara i lënë jashtëtokësorët, shenjat paraqesin një lloj numërimi, ndërsa dukuria gjithnjë e më e shpeshtë dëshmon se po i afrohemi një ngjarjeje të rëndësishme. A është fjala për kontaktet me jashtëtokësorët dhe nëse fqinjët tanë hapësinorë na paralajmërojnë për katastrofat e ardhshme ose bëhet fjalë për diç tjetër, mbetet të shihet.

Por ky fenomen mund të ketë edhe sqarime tjera logjike. Njëra prej teorive është se shenjat në fusha të mbjella janë bërë trend në internet dhe njerëzit në mbarë botën garojnë në vizatimin e formave sa më artistike me të cilat do të tërheqin më shumë vëmendje sesa konkurrentët e tyre.

Pasi për një teori të tillë ende nuk ekzistojnë dëshmi konkrete, është e mundur vetëm se në punimin e shenjave kaq të ndërlikuara kanë gisht jashtëtokësorët. Por të mos vazhdojmë me spekulime vetëm se do tua prezantojmë disa shenja në fusha të cilat janë paraqitur në periudhën brenda disa ditësh në Angli dhe në Rusi dhe ju vendosni vetë nëse këto punime i kanë bërë jashtëtokësorët ose ndonjë bujk i talentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version