Site icon Telegrafi

Kampionati Botëror në skijim, Jansrud triumfon lëshimin në Kvitfjell

Norvegjezi Kjetil Jansrud ka bërë një hap të madh drejt fitores së titullit kampion në radhitjen përfundimtare të Kampionatin Botëror në skijim. Duke përfituar nga epërsia e terrenit nikoqir, ai triumfoi të shtunën para publikut të vet në lëshimin, i cili u mbajt në Kvitfjell.

Jansrud u radhit i pari duke lënë në pozitën e dytë konkurrentin kryesor të tij në garën për titullin e kampionit, respektivisht për Kristalin e vogël, italianin Peter Fill, nga i cili ishte më i mirë për 0.08 të qindtat e sekondës.

Me fitoren e sotme, epërsia e tij në klasifikimin botëror është rritur në 33 pikë, ndërkohë që ka mbetur edhe vetëm një garë, transmeton KP.

Vendi i tretë në Kvitfjell i takoi zviceranit Beat Feuz i cili kishte një mbetje prej 0.14 të qindtat e sekondës.

Jansrud është skiatori i parë i cili këtë sezon ka shënuar dy fitore, pasi paraprakisht në dhjetor triumfoi në Val d’Isereu.

Gara e fundit në disiplinën e lëshimit do të mbahet më 15 mars në Aspen.

Exit mobile version