Site icon Telegrafi

Kampionati Botëror 2018: Sergio Ramos publikon këngë dedikuar Spanjës

Sergio Ramos

Është e sigurt të thuhet se Sergio Ramos nuk ka fituar shumë tifozë të rinj pas paraqitjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i Spanjës ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, dedikuar Botërorit 2018 së bashku me këngëtarin spanjoll Demarco Flamenco.

Sergio Ramos pas mbarimit të finales së Ligës së Kampionëve (Foto: Getty Images)

Kënga e tyre titullohet ‘Otra Estrella en tu Corazon’ – që në shqip përkthehet “Një yll tjetër në zemrën tënde”.

Teksti përfshin fjalët më të shpeshta që tifozët thonë në tribunë: “Ejani, Spanja, ngrini zërin, bërtitni me zë të lartë, të gjithë për një qëllim, do të arrijmë më të mirën, duke luftuar së bashku, drejt fitores me nder”.

Ramos ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një video ku shfaqte një pjesë nga klipi, video e cila ka arritur të grumbullojë mbi 100.000 shikime që pas lansimit të premten.

Kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari ka sprovuar veten edhe në këndim.

Ai gjithashtu këndoi refrenin kryesor në këngën “La Roja Baila” të Spanjës realizuar për Kampionatin Euro 2016, këngë e cila është më shumë se një klasike e Eurovisionit. /Telegrafi/

Exit mobile version