Site icon Telegrafi

Kampion në vjellje!

Kur ka qenë fëmijë Yuxin nga Xi Meji rastësisht gëlltiti një topth dhe e vjelli. Që prej asaj kohe ai zbuloi “talentin” e çuditshëm.

Duke treguar aftësitë e tij para gazetarëve kinezi bile gëlltiti edhe një peshk të artë, të cilin më pas e vjelli. “Gjithçka që ha mund ta kthejë mbrapsht”, tha 25 vjeçari. Tash kinezi po përpiqet të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness, duke gëlltitur dhe kthyer mbrapsht monedhat.

“Rekordin e mban një britanik, i cili mund të kapërdijë dhe t’i kthejë 10 monedha, ndërsa unë mund t’i kapërdijë 11”, tha Liang Yuxin, shkruan gazeta britanike “Metro”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version