Adrian Rodriguez nga Shtete e Bashkuara, ka treguar se si qeni saj gjashtë muajsh, ka aftësi të mahnitshme, që po konsiderohet si kampion në lojën e fshehjes.
Fillimisht, dukej sikur nuk ka ndonjë gjallesë në dhomë, derisa pronari nuk e thërret dhe qeni shfaqet nga brendia, transmeton Telegrafi.
“Më bëri të qeshë që kur hyra në shtëpi dhe nuk e gjeta, ka shumë aftësi të fshihet edhe pse e dëmtoi kauçin na masë të madhe”, ka thënë Rodriguez.
Sa kishte qenë vetëm në shtëpi, qeni i kishte shqyer jastëkët, që të strukej në brendi derisa të arrinin pronarët. /Telegrafi/
https://youtu.be/t0DrzihPq8s