Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte trajneri i FC Malishevës, Bekim Isufi.
Ish-lojtari i njohur ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, mes tjerash edhe si arriti të shpallej kampion me Dritën.
“Atë që ma ka dhënë Drita, gjithmonë e kam pas në mendje se si mund t’ia rikthej”, ka thënë fillimisht trajneri Isufi.
“Më ka zhvillu si lojtar, më ka dhënë mundësinë si trajner dhe mendoj se ia kam arrit. Pas ca vitesh e fituam titullin, fituam një Superkupë”, ka shtuar më tej trajneri.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Isufi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/