Telegrafi

Kamping dhe ngjitje deri tek liqeni glacial më i madh i Sharrit “Liqeni i Bogovinës”

Shkruan: Sadik Abdirahimi/PEAKTRIP

Peaktrip në Facebook
Peaktrip në Instagram
Peaktrip në Youtube

DITA 1: Parashikimi i motit nga disa dit më herët ishte në vijën e kuqe të rrezikut për rreshje të pa ndalshme dhe bubullima, por pas gjithë organizimit dhe mbledhjes së grupës nuk e anuluam shkaku i dëshirës së zjarrtë për të shijuar freskinë e bjeshkës në atë rrafsh të pafund e më pas ditën në vijim të shijojmë pamjen e Liqenit të Zi.

Mot i pa parashikuar por event i menduar, u mblodhën 34 adhurues të bjeshkës nga Tetova, Shkupi, Kërçova dhe Struga e të gjithë për një qëllim që të ngjitemi majave të Sharrit dhe zhytemi në thellësitë e Liqenit të Zi.

-Hiking dhe kamping 2 ditësh, dita e parë ngjitje nga fshati Novosellë e deri tek rrafshi i Dukatit që bën pjesë në malësinë e fshatit Gjurgjevisht të komunës së Gostivarit, me kohëzgjatje të ngjitjes prej 3 orë (5km) dhe ngjitje diferencë prej 600m.

Natën kaluam me rreshje të lehtë shiu, të rrethuar afër zjarrit duke kënduar këngë të shoqëruara me kitarë.

Në mal gjithnjë gjumi bëhet i përkryer dhe të nevojiten shumë pak orë gjum sa që edhe 5 orë të mjaftojnë për të mbushur bateritë.

• Pikënisja: Fshati Novosellë- 1200m
• Pika më e lartë: Kampi/ Shatorat- 1800m
• Destinacioni: Kampi- 1800m
• Diferenca e ngjitjes: 600m
• Kohëzgjatja e shtegut: 2.5 deri 3h
• Gjatësia e shtegut: 3.5 km
• Vështirësia e shtegut: 3/5

DITA 2: Kafja në orrët e hershme, mbaruam me mëngjesin dhe pritëm që të hapet koha nga mjegulla e dendur dhe të vazhdojmë për tek liqeni i zi. Por në fund pas gjithë asaj prite vendosëm që të ndrojmë kahun e rrugës dhe të vendosim për më optimalen që do ishte për gjithë grupin e mos hasin në shteg të pjerrët dhe marshuam drejt Liqenit të Bogovinës.

Me kohëzgjatje prej 1h e 30 min dhe ngjitje diferencë prej 150m arritëm tëk Liqeni i Bogovinës i cili njihet të jet liqeni më i madh glacial nga 25 liqenet tjera që bëjnë pjesë në Sharrin e Maqedonisë së Veriut e cila arrin thellësinë deri në 3 metër.

Ndejtëm dhe pushuam sytë në diellin që sapo reflektoi me pamjen madhështore të këtij liqeni, freskuam këmbët e fytyrën dhe marshuam në drejtim të fshatit Novosellë për rrugën e kthimit me kohëzgjatje prej 2h e 30min.
Për 2 ditë gati i përjetuam gjithë stinët, duke filluar nga rreshjet kaluam tek bubullimat dhe dielli i nxehtë na priti tek liqeni.
Në këtë event të organizuar nga Peaktrip dhe Aloha Travel morën pjesë 34 adhurues të natyrës dhe bjeshkatarë nga Tetova, Kërçova, Struga dhe Shkupi. Të gjithë për një qëllim, të shijojnë bukurinë e egër të Sharrit.

Lexo po ashtu “Qyteti të mbyt, mali të ringjall e të jep frymë”

• Pikënisja: Kampi/ Shatorat- 1800m
-Pika më e lartë: Liqeni i Bogovinës 1960m
-Destinacioni: Liqeni i Bogovinës 1960m
-Diferenca e ngjitjes: 160m
-Kohëzgjatja e shtegut: 1.5h
-Vështirësia e shtegut: 2/5

Veshja dhe kamping pajisjet// Pranverë-Verë
-Çantë shpine, shkopinj për ecje, pantalona te gjata, maica x2 (polyester material), bluzë, kaçketë dielli, syza dielli, jakne shiu, bluzë, sleeping bag, matres, çadra (shator).
Ushqim i rekomanduar//
-ujë 2L, bombone, çokolada, ushqim për 3 vakte.