Kampi i Donald Trumpit ka mbajtur një konferencë për media në Nevada, për të shtyrë përpara akuzat për mashtrim në procesin zgjedhor në këtë shtet, ku Joe Biden është duke udhëhequr me një epërsi të lehtë.
E kur gazetari i MSNBC i kërkoi Richard Grenellit që t’i prezantojë faktet, ai thjesht është larguar nga ai, transmeton Telegrafi.
Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, madje këshilloi gazetarin që është dashur pyetjet t’i bëjë gjatë konferencës.
“Je këtu për të marrë informatat”, i është përgjigjur Grenell gazetarit të MSNBC. /Telegrafi/
BREAKING: @jacobsoboroff demands evidence from Ric Grenell, Trump adviser and former acting director of national intelligence, to back up his assertions about votes in Nevada. pic.twitter.com/glaBjSHJk8
— MSNBC (@MSNBC) November 5, 2020