Kampi i Joe Bidenit ka filluar ta kuptojë si punë të kryer postin e presidentit, pavarësisht se procesi i numërimit të votave është ende duke vazhduar dhe zyrtarisht nuk ka përfunduar asgjë.
Ata tashmë kanë filluar të montojnë binën në vendlindjen e tij në Wilmington, me qëllim që ai më vonë të mbajë një fjalim para masës, transmeton Telegrafi.
“Ata presin të përdoret shumë shpejt kjo binë. Ata janë të bindur dhe kanë planifikuar gjithçka për sonte – presin të ndodh në ora 2 pasmesnate”, tha korrespondenti i Sky në SHBA, Greg Milam.
Prezantimi këtë mbrëmje pritet të jetë fjalimi i fitores për Biden, nëse arrin të sigurojë 270 vota elektorale për të cilat ka nevojë.
E një gjë e tillë ka gjasa të ndodhë në shtetin e Pennsylvanias, që ka 20 vota elektorale dhe ku Biden aktualisht është duke udhëhequr kundër rivalit Trump. /Telegrafi/