Kampi për ndryshime klimatike dhe inovacione ku dhjetë ekipe me propozimet e tyre inovative për përballje me ndryshime klimatike dhe rritje të rezistencës urbane do të garojnë për çmimin 10 mijë dollarësh sot do të hapet zyrtarisht në Qendrën inovative Telekom në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në hapjen, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalime përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luisa Winton, drejtori i misionit të USAID-it në Maqedoni, Jammes Stain dhe dekani Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike Ivan Çorbev.
Kampi është i inkurajuar dhe organizuar nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencia e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në bashkëpunim me Ambasadën suedeze, MMJPH, Milieukontakt Maqedoni dhe Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike. /Telegrafi/