Telegrafi

Kamp për gërhitje

Gërhitësit më të këqij në Britani do të janë vijues të një kampi të veçantë, ku do të duhej të heqin qafe këtë problem.

Mbi 200 njerëz janë paraqitur për këtë projekt, por vetëm gjashtë prej tyre do të pranohen, të cilët do të kalojnë fundjavën në punëtorinë e organizuar sipas shembullit të kampit ushtarak, së bashku me partnerët e tyre.

Pjesëmarrësve të kampit do tu ndalohet të pinë duhan dhe alkool dhe ata do të duhet t’i përshtaten dietës së rreptë si dhe regjimit të ushtrimeve.

Kontrolluesit të cilët nuk do të vërehen do të kujdesen që askush të mos sjell me vete cigare apo alkool në kamp.

Pjesëmarrësve gjithashtu do tu matet volumi i gërhitjes si dhe do të kontrollohen nga ana otorinolaringologut.

”Gërhitja mund të shkatërrojë jetën. Për disa në kamp kjo është e vetmja shpresë”, ka thënë zëdhënësi i organizatës Help Stop Snoring.

”Kemi për qëllim që vijuesve t’u ofrojmë sa më shumë informata dhe këshilla, në mënyrë që t’u ndihmojmë të zvogëlojnë apo në tërësi të evitojnë këtë problem. Do të jetë vështirë, mirëpo shpaguhet”, ka theksuar ai.