Telegrafi

Kamp ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kriva Pallankë

Organizata komunale e Kryqit të kuq të Kriva Pallankës filloi me realizimin e Kampit ndërkombëtar për gatishmëri dhe veprim efektiv në rast të ndonjë katastrofe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kampi mbahet në fshatin Tërnovë të Kriva Pallankës në lokacionin e quajtur ‘Trnovski vetar’ në afërsi të shkollës së fshatit.

Aktivitetet e stërvitjes do të zgjasin deri më 10 gusht dhe në kampin e stërvitjes do të marrin pjesë nga 5 vullnetarë nga katër organizata komunale: Kryqi i kuq i Qustendilit, Bullgari, Kryqi i kuq i Nishit, Serbi, Kryqi i kuq i Koçanit dhe dhjetë vullnetarë nga organizata jonë’, kumtuan nga Kryqi i kuq i Kriva Pallankës.

Kjo është hera e gjashtë që mbahte ky kamp veror, dhe qëllimi kryesor është shkëmbimi i përvojave që do të kontribuojnë në përforcimin e resurseve njerëzore në rast të katastrofave./Telegrafi/