Akademiku Vllado Kamovski në fjalimin e sotëm në debat në Kuvend dha mbështetjen e tij për konceptin e ri për arsim fillor.
Ai theksoi se kjo reformë është e vonuar për shkak se se Ligji është miratuar që para dy viteve dhe për këtë shkak është i domosdoshëm koncepti i ri.
“Nuk duhet ta anulojmë miratimin e konceptit. Nuk duhet t’i humbim vitet. Duhet të ketë debate të tilla edhe për reformat në shkollën e mesme dhe në arsim të lartë. Kjo reformë duhet të hap debat edhe si është arsimi parafillor dhe arsimi i mesëm”, tha Kamboski.
Sipas tij, protagonistët kryesorë në gjithë këtë proces janë mësimdhënësit dhe se ka ardhur koha që mësimdhënësi të jetë me M të madhe dhe figurë kryesore në arsim”, tha Kambovski./Telegrafi/