Pozicioni që kur marrëveshja e Prespës të vijë në Kuvendin grek, Grekët e Pavarur do të largohen nga qeveria, e përsëriti edhe njëherë partnerin e koalicionit dhe ministri i mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, duke folur në Selanik përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë së tij, në një raport mbi katërvjeçarin e pjesëmarrjes në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bashkëpunimi ynë me Qeverinë, qëndrimi ynë në Qeveri do të jetë derisa nuk ka ardhur “thika në kocka”, domethënë derisa të vijë marrëveshja në Kuvendin e Greqisë. Ku sinqerisht dhe qartë, siç kemi thënë, ne do të largohemi. Nuk ka ndonjë qëndrim më të qartë”, tha Kammenos, dhe përsëriti mosmarrëveshjet në mes Grekëve të Pavarur dhe marrëveshjes të Prespës.
Sipas korrespondentes së AIM-së nga Athina, shefi i Grekëve të Pavarur, megjithatë, shpjegoi se qeveria nuk do të rëzohet, dhe theksoi se ende është e vlefshme ajo se çfarë kanë rënë dakord me kryeministrin grek, për marrëveshjen e Prespës që të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm.
Panos Kammenos tha se viti 2019 është viti i zgjedhjeve që do të mbahet në tetor apo maj./Telegrafi/