Ministri për mbrojtje i Republikës së Greqisë, Panos Kammenos, tha se deklaratat provokatore të përfaqësuesve zyrtar të Maqedonisë kundër Greqisë e dekurajojnë mundësinë e zgjidhjes së kontestit të gjatë rreth emrit në mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kammenos këtë e deklaroi gjatë kohës të fjalimi të tij në takimin joformal të ministrave për punë të jashtme të BE-së, e cila po mbahet në Vjenë. Kammenos tha se përdorimi i termit “popull maqedonas” është në kundërshtim me marrëveshjen, njofton agjencia “ANA”.
“Kjo vetëm i provokon grekët, të cilët e kanë fjalën e fundit, pa marrë parasysh rezultatin e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, tha Kammenos. /Telegrafi/