Ne nuk e negociojmë për emrin, ne kemi një mandat të qartë nga populli dhe kur të vjen koha, ne do të tërhiqemi nga qeveria, tha kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos, duke folur në një mbledhje të këshillit kombëtar të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç tha korrespondenti i AIM-së nga Athina, ministri aktual i Mbrojtjes së Greqisë përmendi sloganin e Grekëve të Pavarur në zgjedhjet e fundit të vitit 2015-të se ata ishin për “të mirë e domosdoshme” në qeverinë e koalicionit, por gjithashtu përsëriti qëndrimin e partisë që “nuk e japim emrin Maqedoni për askënd dhe për asnjë arsye”.
“Për ne, çështja e emrit është një temë që nuk është e negociueshme. Dhe në fund të fundit, njerëzit grekë na votuan për “të mirën e domosdoshme”. Neve, kur do të na vjen koha dhe nëse vjen koha, do ta kryejmë këtë mandat nga njerëzit me mjetet më të mëdha që kemi, tërheqjen tonë nga qeveria”, tha Kammenos në një mbledhje të këshillit kombëtar të partisë. /Telegrafi/