Site icon Telegrafi

Kammenos: Nuk do të lejoj që marrëveshja me Shkupin të kalojë me 151 deputetë

Kjo qeveri ka afat deri në shtator të 2019-tës, tha ministri grek i mbrojtjes dhe lideri i “Grekëve të Pavarur”, Panos Kammenos, duke përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të lejojë që marrëveshja të kalojë në Kuvendin e Greqisë me 151 vota.

Ai edhe njëherë tha se për marrëveshjen me Maqedoninë nevojitet shumicë parlamentare prej 180 deputetëve, në të kundërtën, fjalën përfundimtare do ta ketë populli grek.

Kammenosi në një intervistë për televizion grek “Antena”, është i bindur se marrëveshja nuk do të kalojë në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që të vijë kjo marrëveshje për ratifikim në Kuvendin duhet të bëhen shumë hapa. Së pari, zgjedhje në Shkup, sepse për shkak se duhet të ndryshohet Kryetari i Shtetit, të zgjidhet Kryetar i ri, pastaj referendum, pas referendumit të ketë shumicë në Kuvend, që do t’i ndryshojë ndryshimet kushtetuese. Kjo sipas meje do të zgjasë dy vite”, tha Kammenosi duke shtuar se ai personalisht nuk beson se shqiptarët “do të pranojnë se janë qytetarë të një shteti të pastër slloven”. Kammenosi përdori si argument qëndrimin e Kryetarit Gjorgje Ivanov.

Siç raportojnë nga AIM, Kammenosi në intervistë thotë se zëdhënësi i qeverisë në deklaratën e djeshme nga kabineti i Tsiprasit e ka lënë hapur mundësinë për të zmadhuar shumicën.

Në raport me Samitin e NATO-s në Bruksel, ku nga anën greke do të përfaqëson Kammenosi, Kotziasi dhe Tsiprasi, lideri i “Grekëve të Pavarur”, tha se ftesa nuk do të ketë kurrfarë rëndësie.

Ai shton se ftesa për anëtarësim në NATO është e njëjtë si po ajo ftesa e NATO-s në Washington të vitit 1999. Duke u pyetur nëse Greqia do të votojë “pro” anëtarësimit në NATO, ai tha se nuk do të jetë i thirrur të nënshkruajë asgjë, as ai as Kotziasi dhe as Tsiprasi./Telegrafi/

Exit mobile version