Site icon Telegrafi

Kammenos lëshon Qeverinë e Greqisë për shkak marrëveshjes së Prespës

Kryetari i partisë së djathtë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos sot njoftoi se do ta braktisë koalicionin qeveritar për shkak keqkuptimeve rreth marrëveshjes së Prespës me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Këtë njoftim për braktisjen e koalicionit qeveritar Kammenosi e bëri pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipas, me të cilin duhej të merren vesh rreth ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kammenosi do të mbajë edhe konferencë për shtyp për të sqaruar arsyet e këtij veprimi./Telegrafi/

Exit mobile version