Site icon Telegrafi

Bekim Haxhiu: Sami Lushtaku nuk është i nivelit tim

Përplasja në mes të Sami Lushtakut dhe Bekim Haxhiut i njohur si Kamishi, ka vazhduar edhe sot, dhe e gjithë kjo pasi që ky i fundit u shkarkua nga Lushtaku prej pozitës së nënkryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku së fundmi ka shpërthyer në deklaratat e tij kundrejt Haxhiut duke e quajtur “zagar”.

E lidhur me këtë deklaratë Haxhiu nuk ka dashur të komentojë duke thënë se Lushtaku nuk është i nivelit të tij.

“Nuk është nivel i imi, nuk kam çfarë të komentoj”, ka thënë shkurt Haxhiu për Telegrafin.

Kujtojmë se pas shkarkimit të Haxhiut nga pozita e nënkryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, kishte reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Ai nuk i kishte komentuar drejtpërdrejtë përplasjet mes anëtarëve të PDK-së, por kishte uruar që fryma demokratike të jetë bazë e secilit diskutim në parti.

Ndryshe, në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e anëtarëve të degës së PDK-së, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj. /Telegrafi/

Exit mobile version