Një sasi prej 122 kilogramëve drogë është kapur të enjten në Turqi, e fshehur nën dyshemenë e një kamioni që udhëtonte nga Shqipëria.
Autoritetet policore morën informacione se një kamion që vinte nga Shqipëria, po transportonte sasi të madhe të drogës.
Nën dyshemenë e kamionit, i cili u ndalua në Tekirdag, u gjetën 122 kilogramë narkotikë, raporton miliyet.
“Ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën hetimin duke kryer një operacion. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 122 kilogramë drogë, të fshehura në dyshemenë e kamionit. Është ndaluar drejtuesi i kamionit”, njoftoi policia turke.
Ndërkohë, mediumi turk ka njoftuar se drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko, tashmë është dërguar në burg.
Ndryshe, Turqia kohët e fundit ka qenë një vend transit i drogës, ku janë kapur sasi të mëdha të drogës. /Telegrafi/