Site icon Telegrafi

Kamionit i dështojnë frenat – fëmijët shpëtojnë në momentin e fundit në Turqi

Kamioni, frenat e të cilit dështuan ndërsa ishte i parkuar në rrethin Manavgat të Antalisë, kaloi në korsinë e majtë dhe shkaktoi dëme materiale, por jo edhe viktima.

Shumë njerëz, përfshirë fëmijë, që gjendeshin në trotuar shpëtuan “për një qime floku”.

Kamioni, i cili kaloi korsinë e kundërt të rrugës dhe shkoi në trotuar, kaloi rreth 100 metra midis britmave dhe ikjes së qytetarëve në trotuar, më pas u përplas në tabelat e vendeve të punës, ndryshoi drejtim dhe kaloi në korsinë e kundërt duke goditur disa vetura

“Krejt papritur, pashë kamionin që vinte drejt nesh me një zhurmë të madhe. E tërhoqa vajzën time, e cila ishte gati të binte nën kamion, ndërsa e përqafova. Fëmijët e tjerë u larguan gjithashtu”, tha njëri prej prindërve që ishte dëshmitar i rastit.

Ndryshe, policia turke tashmë ka nis hetimet rreth rastit dhe së shpejti do të dal me informata më të sakta. /Telegrafi/

Exit mobile version