Site icon Telegrafi

Kamionin e vjetër e shndërroi në banjë lëvizëse për të ndihmuar të pastrehët (Foto)

Sa herë që dëshironi të ndihmoni të pastrehët apo të varfrit, mendja iu shkon te ushqimi, rrobat dhe produktet higjienike.

Por, çfarë nevojiten këto të fundit, kur ata njerëz nuk kanë mundësi të lahen si duhet, pasi nuk kanë qasje në banjë private me ujë të rrjedhshëm, transmeton Telegrafi.

Pikërisht këtë e ka zgjedhur një burrë nga Missouri i Shteteve të Bashkuara, që t’iu ofroj njerëzve të pastrehë që jetojnë në vendin e tij.

Jake Austin e ka blerë një kamion të vjetër për pesëmijë dollarë, dhe e ka shndërruar në një banje me dy kabina dhe dy lavamanë me ujë të nxehtë.

Burri 31-vjeçar kujdeset që brenda të vë produkte higjienike, dhe peshqir të pastër, në mënyrë që të ofroj shërbim efikas për secilin person.

Me këtë makinë, ai shkon në ditë të caktuara nëpër vende të ndryshme, ku presin të pastrehët që të pastrohen pa ndonjë pagesë.

“Çfarë iu duhet rrobat apo sapunët, kur ata nuk janë pastruar për tre muaj? Duhet një larje adekuate, e më vonë vijnë ndihmat tjera, për t’ju lehtësuar gjendjen”, ka thënë Austin, rreth kësaj pune vullnetare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version