Gjatë orëve të pasdites, në qendër të Londrës është ndeshur kamioni i zjarrfikësve me një autobus dykatësh, ku kanë marrë lëndime të lehta shtatë persona.
Derisa automjeti për fikjen e zjarrit ka qenë në shpejtësi, makina e transportit publik ka bërë një kthesë jo të duhur, që si pasojë ka ndodhur edhe përplasja.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi ekipi i ndihmës së shpejtë, ku e ka marrë shoferin e autobusit dhe tre zjarrfikës, së bashku me tre qytetarë të tjera.
Pasi i është dhënë ndihma e parë, të gjithë viktimat janë lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.
Mësohet se makinat për fikjen e zjarrit, ka qenë duke u kthyer në bazë, pasi ka intervenuar në një rast. /Telegrafi/