Pakujdesia e shoferit të një kamioni, ka bërë që fshati Varosh i Ferizajt, të mbetet pa energji elektrike.
Incidenti ka ndodhur, pasi shoferi nuk ka parashikuar rrezikun që mund të vinte nga telat e varur në shtyllën elektrike.
Sipas fotografisë që ka dërguar një lexues i Telegrafit, shihet, teksa objekti që bartte kamioni, pasi është ndaluar nga telat, ka rënë pothuajse mbi shtëpinë e një banori.
Ndërkaq, shtylla elektrike shihet teksa po bie në tokë.