Një moment rrëqethës është filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet një kamion gjigant që kishte ngecur në mes të binarëve dhe goditet nga treni që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe që e bën copa.
Është interesant se si një burrë që ishte në afërsi të kamionit arrin në sekondat e fundit të largohet, para se treni ta godite kamionin dhe ta bënte copa, transmeton Telegrafi.
Ngjarja është filmuar në Cibilo të Teksasit, ndërsa pamjet janë bërë virale. Ndërkaq burri që kishte të veshur një jelek me ngjyrë të verdhë, shihet se si vrapon dhe i shpëton për një “fije floku” vdekjes.
Besohet se ky burrë ishte shoferi i kamionit që kishte ngecur në mes të binarëve dhe nuk arrinte ta largonte mjetin e rëndë, para se të kalonte treni me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Isv99uWmBw4