Garuesi Greg Godfrey me një kamion të rëndë prej nëntë tonësh, ka arritur të kërcejë me kamion 50 metra, duke thyer rekordin e mëparshëm, transmeton Telegrafi.
Këtë ngjarje e kanë ndjekur mbi 2 mijë njerëz. Godfrey ishte nisur me një shpejtësi prej 112 kilometra në orë, kur edhe u shkëput nga kërcimorja.
Rekordi i mëhershëm i një kërcimi të tillë me kamion, ka qenë gjithsej 19 metra. /Telegrafi/