Telegrafi

Kamioni i mbeturinave dëmtoi rëndë veturën, shoferi u largua sikur mos të ketë ndodhur asgjë (Video)

Shoferi i kamionit të mbeturinave, e ka goditur dhe tërhequr zvarrë një veturë – para se të largohet, sikur mot të ketë ndodhur asgjë.

Makina që ishte parkuar para një shtëpie në Bridgend të Wales pësoi dëmtime të konsiderueshme, të cilat janë mjaftë të kushtueshme, transmeton Telegrafi.

“Fqinji ankohej se i ishte dëmtuar vetura, ndërsa nuk dinte kush mund ta ketë shkaktuar. Pasi i shikova materialet nga kamera e sigurisë, mbeta i befasuar” ka thënë një banor, që e ka shtëpinë përballë.

Me pamjet e siguruara, pronari i dëmtuar pritet ta paditë kompaninë që mbledhë mbeturina dhe të kërkojë kompensim. /Telegrafi/