Telegrafi

Kamioni me kran e rrëzoi konstruktin metalik, shumë pranë veturave që ndodheshin në rrugë (Video)

Shoferi që po e voziste një makion me kran, nuk e ka llogaritur mirë lartësinë e një konstrukti metalik, që ndodhej në një rrugë në Sarov të Rusisë.

Tërë struktura që besohet të jetë ndërtuar për ndonjë mbikalim, ka rënë pranë veturave që ndodheshin në atë rrugë, por nuk e la dëmtuar ndonjërën prej tyre, transmeton Telegrafi.

Makina që ndodhej në afërsi, e ka regjistruar momentin dramatik, kur konstrukti i rënë i ra shumë pranë.

Ngjarja ka përfunduar pa ndonjë fatalitet, si dhe pa shkaktuar ndonjë dëmtim të makinave në afërsi. /Telegrafi/