Telegrafi

Kamioni godet një grua në Prilep

Shtatëdhjetë e një vjeçarja S.P dje ka ndërruar jetë pas lëndime të rënda trupore nga goditja e automjetit ngarkues “KIA Beta” drejtuar nga personi S.T nga Prilepi, me tabela të Prilepit.

Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40 në udhëkryqin nga bulevardi “Goce Dellçev” me rrugën “Risto Sekirçanec” dhe rruga “Jolle Andonovski në Prilep”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga goditja personi S.P ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar tek Spitali i qytetit në Prilep, ku në ora 15:20 ka ndërruar jetë”, kumtojnë nga MPB.

Hetimin e vendit e ka kryer ekipi i Stacionit Policor Prilep. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dhënë në autopsi./Telegrafi/