Telegrafi

Kamioni gjigant po kalonte binarët, goditet nga treni që lëvizte me shpejtësi – mrekullisht nuk lëndohet askush nga aksidenti në Minessota

Ky është momenti kur një tren që lëvizte me shpejtësi, godet kamionin gjigant që transportonte helika të mullirit me erë.

Daniel Canup, shoferi i kompanisë transportuese Northern Lights në Minnesota të SHBA-ve, po kalonte binarët me kamionin që transportonte helika të rënda, kur u godit nga treni, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuar nga një dëshmitarë shfaqin momentin kur shoferi i kamionit pavarësisht tentimeve të shumta që të largohet me kohë nga binarët, goditet nga treni duke bërë që kamioni të rrokulliset.

Për fat të mirë, as shoferi i kamionit e askush brenda trenit dhe afër binarëve nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/